SHBA kërkon mbështetjen e Seulit për ta paraqitur krizën bërthamore të Koresë së Veriut në Këshillin e Sigurimit - 2003-01-21

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, John Bolton, ndodhet në Seul për të kërkuar mbështetjen e Koresë së Jugut për idenë që kriza bërthamore me Korenë e Veriut t’i parqitetet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Zoti Bolton mbërriti në Seul nga Pekini, ku ai zhvilloi bisedime të ngjashme me zyrtarë kinezë. Ai tha se Pekini nuk dha shenja kundërshtimi ndaj angazhimit të Kombeve të Bashkuara në këtë çështje. Mirëpo, zyrtarët kinezë e hodhën sot poshtë këtë koment, duke thënë se bisedimet e drejtpërdrejta midis Washingtonit dhe Phenianit përbëjnë rrugën më të mirë për zgjidhjen e problemit.

Ndërkohë, përfaqësues nga të dy shtetet koreane hapën në Seul bisedimet katër ditëshe në nivel kabineti, takimi parë i tillë që kur Pheniani u tërhoq nga Traktati për Mospërhapjen Bërthamore.

//rd//