Shtetet e Bashkuara dhe Japonia po punojnë nga afër për të zbutur krizën me Korenë e Veriut lidhur me programin e saj të armëve bërthamore.
Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell e cilësoi situatën si të vështirë dhe të rrezikshme. Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të nënshkruajnë një traktat mos-sulmimi, që është kërkuar nga Korea e Veriut dhe se nuk do të zhvillojnë bisedime deri sa penjani të braktisë ambicjet e tij bërthamore.
Sekretari Powell u takua dje në Washington me ministrin e jashtëm japonez, Yoriko Kawaguchi, i cili tha se Tokioja do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie diplomatike me Penjanin, gjë që mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve kyçe të sigurimit.
Korea e Veriut ka thënë se një pakt mos-sulmimi është e vetmja mënyrë për të shmangur luftën në gadishullin korean. Gjithashtu, Penjani i akuzon Shtetet e Bashkuara se po përdorin ndihmën ushqimore që të ushtrojë trysni ndaj KOresës ë Veriut që t’i japë fund programit të tij bërthamor.
Shtetet e Bashkuara mohojnë çdo lidhje midis dy çështjeve. //ze//