Opozita irakiane bie dakord për krijimin e një këshilli të përbashkët - 2002-12-17

Udhëheqësit e opozitës irakiane i dhanë fund një konference dy ditëshe në Londër me arritjen e marrëveshjes për krijimin e një këshilli 65 anëtarësh, për të cilin ata shpresojnë se do të jetë thelbi i një qeverie në Irakun pas Sadam Huseinit.

Krijimi i këshillit, në të cilin bëjnë pjesë përfaqësues nga grupe politike, fetare dhe etnike, ishte një punë shumë e vështirë, ndërkohë që shpreheshim pikëpamje të kundërta rreth mënyrës sesi duhet qeverisur vendi. Njoftimet bëjnë të ditur se këshilli kërkon që Iraku pas Sadam Huseinit të jetë demokraci me Islamin si fe shtetërore.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, tha se irakianët e lirë u bashkuan gjatë konferencës dhe arritën objektiva për një Irak më të mirë. Konferenca e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u organizuar sipas modelit të konferencës së vitit të kaluar për krijimin e qeverisë së përkohshme të Afganistanit.

Mjetet shtetërore irakiane të informimit i cilësuan sot grupet e opozitës si tradhëtarë dhe theksuan se përpjekjet e amerikane për të përmbysur presidentin Husein do të dështojnë.

Ekspertët ndërkombëtarë të armëve vazhduan inspektimet në objektet irakine që dyshohen se janë përdorur për prodhimin e armëve, përfshirë një fabrikë farmaceutike në qytetin Mosul dhe Universitetin e Bagdadit.

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, tha se raporti i paraqitur nga Iraku mbi armët e shkatërrimit në masë ka mangësi. Ai thakseoi se një përgjigje zyrtare amerikane ndaj raportit do të jepet nga fundi i kësaj jave.//kk//