Në Shqipëri, sot fillon një operacion për prishjen e ndërtimeve të paligjshme - 2002-12-03

Në Shqipëri, policia ndërtimore fillon sot një operacion për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në të gjithë zonën bregdetare. Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, deklaroi disa ditë më parë se zonat turistike të vendit janë bllokuar nga disa mijëra ndërtime pa leje, të cilat duhet të shëmben për ti hapur rrugën zhvillimit të një turizmi normal. //ze//