SHBA ndihmon popullin e Afrikës - 2002-12-02

Shtetet e Bashkuara janë angazhuar për të ndihmuar popujt e Afrikës për të bërë një jetë më të mirë. Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka thenë: “Interesat dhe parimet e Amerikës të çojnë në të njejtin drejtim. Ne do të punojmë me të tjerët në mënyrë që kontinenti afrikan të jetojë në liri, paqe dhe begati. ”

“Këto nuk janë vetëm fjalë” tha zoti Powell, Ato janë thirrje për veprim”. Shtetet e Bashkuara do të japin fonde në mbështetje të arsimit bazë gjatë pesë vjetëve të ardhshem për të ndihmuar miliona nxenës afrikanë që të sigurojnë njohuritë për të cilën ata kanë nevojë. Shtetet e Bashkuara do të përpiqen t’i japin fund urisë në Afrikë duke ndihmuar bujqit që të pajisen me teknologji të nevojshme për të përmirësuar prodhimet bujqësore.

Por sekretari Powell shtoi se ”Për arritjen e këtyre qëllimeve duhet më tepër se sa vetëm politika në këtë drejtim. Për këtë nevojiten veprimtari tregtare dhe investime.” Kapitalistët ndërmarrës afrikanë duhet të inkurajohen që sipas fjalëve të zotit Powell ”të përpiqen të gjejnë mënyra për të investuar brënda vendeve të tyre e të mos lejojnë që kapitali i tyre të derdhet jashtë shtetit në vende të tjera.”

Sot, shumë kompani amerikane po bëjnë përfitime dhe po japin ndihma në vendet, ku po zhvillojnë veprimtari afariste. Ata po e përmirësojnë jeten në Afrikë duke përmirësuar kujdesin shëndetsor dhe duke ndërtuar infrastrukturën. Siç tha edhe zoti Powell ”Një kompani amerikane ka siguruar ujë të pijshem për qindra fshatra në Çadin rural. Kompani të tjera po arsimojnë vajzat--pjesa më e pa-arsimuar e popullsisë.

Por këto përpjekje nuk do të kenë sukses, tha Sekretaria merikan i shtetit, Collin Powell nëse nuk bëjmë diçka lidhur me sëmundjen e Sidës. Nëse nuk veprojmë tani, pasojat afat-gjate për Afrikën do të jenë katastrofike. Qeveritë duhet të bëjnë punën e tyre duke organizuar seminare, duke marrë masa parandaluese dhe duke trajtuar të prekurit me këtë virus. Vitin e kaluar, Presidenti George W. Bush ndihmoi në krijimin e Fondit Global të Kombeve të Bashkuara për të luftuar sidën, tuberkulozin dhe malarjen. Deri tani Shtetet e Bashkuara janë zotuar të japin 500 milion dollarë.

Siç tha Sekretari amerikan i shtetit, Collin Powell ”Megjithë rreziqe të tilla si lufta, varfëria dhe sëmundjet, Afrika është ende një kontinent premtues. Megjithatë shfrytëzimi i mundësive të Afrikës kërkon punë të madhe. Është pjesë e përgjegjësisë së Amerikës që të ndihmojë popujt nevojtarë dhe tani për tani një gjë e tillë nuk është më e rendësishme se sa në Afrikë.”

//rd//