Në ditën botërore të Sidës, që përkujtohet sivjet për të 15-in vit, Kombet e Bashkuara bënë thirrje për t’i dhënë fund përbuzjes dhe diskriminimit që shoqëron viktimat e kësaj sëmundjeje.
Drejtori i programit të Kombeve të Bashkura kundër Sidës, Peter Piot, thotë se paragjykimet sociale ndaj personave me sidë mund të kenë pasoja po aq shkatërrimtare sa edhe vetë sëmundja.
Kombet e Bashkuara llogarisin se 42 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga sida apo janë prekur nga virusi hiv që e shkakton atë. Gati gjysma e rasteve janë gra dhe 30 milionë e të prekurve jetojnë në Afrikën Nën-sahariane.
Virusi po përhapet me shpejtësi në rajone të tjera, përfshirë Azinë dhe Evropën Qendrore e Lindore. //ze//