Vërtetësia e kasetës së bin Ladenit vihet në pikëpyetja nga ekspertë zviceranë - 2002-11-29

Ekspertët zviceranë kanë vënë në pikëpyetje vërtetësinë e një kasete të bërë publike kohët e fundit, që thuhet se është përgatitur nga vetë Osama bin Ladeni.

Drejtori i Institutit zviceran Dalle Molle në Lusane tha të enjtën vonë se është 95 përqind i sigurt që zëri në kasetë nuk është i bin Ladenit. Instituti zviceran karhasoi regjistrimin e fundit me 20 kaseta të mëparshme që besohet se janë regjistruar nga Osama bin Ladeni.

Përfundimet zvicerane bien në kundërshtim me ato të zyrtarëve amerikanë të zbulimit, të cilët kanë thënë se se janë thuajse të sigurt që zëri në kasetën e transmetuar kohët e fundit nga rrjeti televiziv arab Al-Xhazira është i Osama bin Ladenit.//xh//