30 vetë vriten ditëve të fundit në Kashmirin Indian - 2002-11-27

Rreth 30 vetë janë vrarë gjatë ditëve të fundit në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India si pasojë e sulmeve terroriste. Më 24 nëntor gjatë një sulmi ndaj ndaj dy tempujve indianë në qytetin Jammu u vranë 13 vetë dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë. Shumica e të vrarëve nga zjarri i terroristëve ishin civilë.

Më i famshmi ndër objektivat e sulmeve terroriste në Kashmir ishte tempulli Raghunath në qendër të qytetit Jammu, objekt i shenjtë për hindutë dhe që vizitohet çdo ditë nga një numër i madh besimtarësh. Një nga personat e armatosur sulmoi edhe një tempull më të vogël para se policia të rivendoste rendin. Ky është sulmi i dytë këtë vit ndaj tempullit Raghunath. Në muajin mars nga një tjetër sulm terrorist u vranë 10 persona.

Grupi që e quan veten Lashkar-e-Taiba ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj tempujve. Ky grup ekstremist mysliman ka kryer sulme kundër trupave indiane dhe civilëve në Kashmir për rreth një dekadë. Lashkar-e-Taiba vepron në zona të ndryshme në Kashmir dhe Pakistan. Shumica e terroristëve të Lashkar-e-Taibës nuk janë nga Kashmiri; ata janë pakistanezë. Shumë prej tyre janë edukuar në medrese, shkolla fetare ku studentët indoktrinohen me një formë ekstremiste të islamit. Përpara përmbysjes së regjimit taleban në nëntor të vitit të kaluar, terroristët e Lashkar-e-Taibës shpesh stërviteshin në Afganistan.

Pakistani e ka nxjerrë jashtë ligjit këtë grup dhe ka dënuar aktet e tij terroriste. Shetet e Bashkuara e kanë përfshirë Lashkar-e-Taibën në listën e organizatave terroriste. Siç ka thënë ndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore, Christine Rocca, “terrorizmi është i papranueshëm pavarësisht se ku godet në Indi, Pakistan apo në Shtetet e Bashkuara”.

Kashmiri ka qenë burim konflikti ndërmejt Indisë dhe Pakistanit për më shumë se një gjysëm shekulli. Gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar, dhuna në Kashmir u ka kushtuar jetën dhjetra-mijëra vetëve. Përveç terrorizmit, ky rajon është përfshirë edhe nga përleshjet e herëpashershme ndërmjet trupave indiane dhe pakistaneze përgjatë vijës së kontrollit që ndan pjesët e Kahsmirit të kontrolluara nga India dhe Pakistani.

Të dy këto vende kanë ndërmarrë hapa drejt paqes në rajon dhe për të garantuar një jetë më të mirë për popullin e Kashmirit. Posaçërisht varet nga Pakistani që t’i japë fund mbështetjes për terroristët që futen nga Pakistani në pjesët e Kashmirit të kontrolluara nga India. Problemet në Kashmir nuk mund të zgjidhen përmes dhunës. //az//