Në Beograd vritet roja personale e ish presidentit Millosheviç - 2002-11-27

Njoftohet se persona të armatosur vranë dje vonë në Beograd ish rojen personale të ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç, dhe një person tjetër.

Sipas agjencisë së lajmeve Beta, zyrtarë të policisë thanë se Nenad Batocanini dhe Zeljko Zkrba u vranë në një makinë të ndaluar para stadiumit Ylli i Kuq i Beogradit.

Zoti Batocanin, i cili kishte shërbyer si roje personale e zotit Millosehviç, ishte edhe zyrtar i rangut të lartë i forcave policore jugosllave.

Deri tani nuk janë dhënë hollësi të tjera. Njoftohet gjithashtu se policia ka filluar hetimet rreth kësaj çështjeje.

//rd//