Kalendari Historik 18 nëntor - 2002-11-22

Më 18 nëntor të vitit 1964, J. Edgar Hoover, drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, e cilësoi udhëheqësin e lëvizjes së të drejtave civile, Martin Luther King Junior, si “gënjeshtarin më famëkeq në vend”. Drejtori 69-vjeçar i FBI-së e bëri këtë koment gjatë një takimi tre orësh me rreth 20 gazetarë në Washington. Zoti Hoover tha se kjo kritikë ishte rjedhim i udhëzimeve që Doktor King u kishte dhënë veprimtarëve të të drejtave civile. Ai i kishte këshilluar ata të mos njoftonin FBI-në për asnjë problem në shtetin jugor të Xhorxhias, pasi agjentët në këtë shtet ishin jugorë, nuk i simpatizonin objektivat e lëvizjes për të drejtat civile të zezakëve dhe, si rrjedhim, nuk do të merrnin asnjë masë. Martin Luther King u përgjigj të neseërmen dhe tha se zoti Hoover po ndiqte rrugën e paqëtimit të të bardhëpve të jugut, siç u shpreh ai.

Më 18 nëntor të vitit 1936, punëtorët e ndërtimit festuan përfundimin e harkut të urës Golden Gate në Kalifornia. Harku prej një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë metrash, ishte në atë kohë më i gjati në botë. Dy kullat e hekurit që mbanin harkun kryesor të urës Golden Gate, janë më të lartat në botë. Lartësia e tyre barazohet me një ndërtesë prej 75 katesh. Ura lidh qytetin e San Fransiscos me Distriktin e Marinn-it në anën tjetër të kanalit Golden Gate. Ura u ndërtua me qëllim që t’i rezistonte furtunave të ashpra të Paqësorit si dhe rrymave të shpejta të cilat silleshin rreth pjesës që lidhte oqeanin paqësor me gjirin e San Fransiscos. Nga fundi i vitete 90-të, ura, e cila tashmë është kthyer në një simbol për qytetin e gjirit, u modifikua për ta bërë harkun më të qendrueshëm gjatë termeteve që vazhdimisht tundin bregdetin qendror të Kalifornisë. //az//