Raporti përfundimtar i hartuar nga kryetari i komisionit hetimor parlamentar Spartak Ngjela, për veprimtarinë e shërbimit informativ, akuzon ish drejtuesin e këtij institucioni, zotin Fatos Klosi, se gjatë viteve ’97-’98 ka dashur destabilizimin e pjesshëm të shoqërisë shqiptare dhe ka bërë çmos të pozicionojë drejtuesit e Partisë Demokratike si pjesëmarrës në kryengritje për marrjen e pushtetit me dhunë.