Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka anuluar një mbledhje mbi decentralizimin e pushtetit në Kosovë për shkak të pjesmarrjes së ultë të pjestarëve të komunitetit serb në zgjedhjet për pushtetin vendor.
Shefi I Misionit të Kombeve të Bashkuara Michael Steiner ka vendosur të anulojë takimin mbi decentralizimin e pushtetit në Kosovë që ishte caktuar për të premten në Gjilan. Ky vendim u bë I ditur nga zyrtarët e këtij Misioni dhe sipas zëdhënëses Susan Manuel kjo është rrjedhojë e pjesmarrjes së vogël të serbëve në zgjedhjet e së shtunës për pushtetin vendorë. Ajo tha se koncepti mbi decentralizimin është paraparë me rregulloret e UNMIK-ut dhe me Kornizën Kushtetuese të Kosovës. “Kjo do të ndodhë më vonë në një mënyrë në tërë Kosovën ndërsa mbetet synim I UNMIK-ut që qeveria të jetë më afër njerzve”, tha zonja Manuel. Pak ditë para zgjedhjeve për pushtetin vendorë administratori I Kosovës Michael Steiner publikoi një plan për decentralizimin duke përmbushur kësisoji një nga kushtet themelore të përfaqësuesve serb që të dalin në votime. Mirëpo, zbatimi I këtij plani ishte kushtëzuar me pjesmarrjen e tyre në zgjedhje.
Ndërkohë përfaqësuesit serbë kanë reaguar ndaj anulimit të takimit duke e cilësuar decentralizimin si një nëvojë të të gjithë qytetarëve. Oliver Ivanoviq anëtar I kryesisë së Parlamentit të Kosovës tha se “zoti Steiner po tregon një shkallë zemërimi për mospjesmarrjen e serbëve në zgjedhje”, por kjo sipas tij nuk është e drejtë. Serbët, thotë Oliver Ivanoviq, “kanë një arsye më shumë për një gjë të tillë dhe kjo është siguria, meqë ata nuk kanë casje të lirë në komunat ekzistuese”.
Ndërkaq kryetari I Parlamentit të Kosovës Nexhat Daci mendon se decentralizimi është keqinterpretuar, meqë ai mund të ndodhë vetëm pas bashkimit të tërësisë tokësore të Kosovës. “Decentralizimi si fenomen është shumë I dobishëm për Kosovën, por jo për një grup etnik. Qytetarët nuk mund t’I ndajmë në bazë të shantazheve që u bëjnë institucioneve…” tha zoti Daci.
Sidoqoftë, takimi I së premtes nuk do të mbahet ndërsa mospjesmarrja e serbëve në numër të mjaftueshëm në zgjedhje duket se ka krijuar sfida të reja për Misionin e Kombeve të Bashkuara I cili tashmë është vënë në kërkim të formave të reja për integrimin e kësaj pakice në jetën politike në Kosovë.//ss//