Rifillon puna në portet e bregut perëndimor amerikan - 2002-10-10

Punëtorët e porteve të bregut perëndimor amerikan filluan të kthehen të mërkurën në punë, pasi një gjykatës federal nxori një urdhër për rihapjen e 29 porteve që ishin mbyllur për shkak të një mosmarrëveshjeje pune që nga 29 shtatori.

Portet tregëtare në shtetet Kaliforni, Washington dhe Oregon u rihapën të gjitha dje rreth orës 6 pasdite.

Presidenti Bush përdori një ligj të vitin 1947 për t’i kërkuar një gjykatësi federal të ndalte pushimin nga puna të rreth 10 mijë punëtorëve të portit nga ana e drejtuesve. //kk//