Një delegacion i NATO-s viziton Maqedoninë - 2002-10-08

Një delegacion i përfaqësuesve të NATO-s i kryesuar nga ambasadori Nicola Burns qëndroi të martën në Shkup për t’u njohur me aspiratat maqedonase për anëtarësim në NATO. Zoti Burns u tha gazetarëve se është dëshirë e presidentit maqedonas, Trajkovski, e zotit Branko Crvenkovski dhe drejtuesve të tjerë politik për të pasur marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n dhe se këto të fundit po ashtu zotohen për thellimin e bashkëpunimit me këtë vend. //ss//