Në Tiranë, presidenti Alfred Moisiu po përpiqet t’i japë një nxitje të re përpjekjeve për reformimin e sitemit zgjedhor në vend.
Zoti Moisiu është takuar me kryetarët e të gjitha partive pjesëtare të parlamentit, ndërsa jo-zyrtarisht është njoftuar se gjatë javës tjetër ai do të zhvillojë një takim të përbashkët me kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nano, dhe atë të Partisë Demokratike, Sali Berisha. //az//