Helikopterë izraelitë qëllojnë në Rripin e Gazës - 2002-09-26

Helikopterë ushtarakë izraelitë qëlluan me raketa një makinë në Rripin e Gazës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 2 vetave dhe plagosjen e 25 të tjerëve.

Sipas burimeve ushtarake izraelite, operacioni i ndërmarrë në një lagje banimi, kishte si objektiv shefin e grupit esktremist Hamas për Gazën, Mohammed Deif.

Por një përfaqësues i lartë i Hamasit në Gazë tha se zoti Deif nuk ishte midis të vdekurve. Megjithatë, gjatë sulmit njoftohet se u vra një aktivist i njohur i Hamasit dhe një udhëheqës i brigatave Martirët e Al-Aksasë.

Ndërkohë, palestinezët thonë se rreth tanke izraelite hynë në zonën palestineze Beit Hanoun në veri të qytetit të Gazës. Autoritetet izraelite nuk kanë bërë ndonjë koment rreth këtyre operacioneve.//kk