Mal i Zi: një serb dënohet për krime kundër civilëve - 2002-09-09

Një gjykatë në republikën jugosllave të Malit të Zi dënoi një serb me 15 vjet burgim nën akuzat për vrasjen e 20 personave, kryesisht myslimanë, gjatë konfliktit në Bosnje-Hercegovinën fqinje.

Gjykata e shpalli sot fajtor Nebojsha Ranisavljeviçin nën akuzat për krime kundër civilëve, duke thënë se ai kishte marrë pjesë në rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e civilëve në shkurt të vitit 1993.

20 viktimat ishin marrë nga një tren që po kalonte nëpër Bosnje. Gjykata tha se një njësi paraushtarake, anëtar i së cilës ishte edhe zoti Ranisavljeviç, e detyroi trenin të ndalej dhe filloi të kërkonte për myslimanë.

Sipas gjykatës, anëtarët e njësisë paraushtarake morën 20 vetë dhe i plaçkitën e i rrahën ata para se t’i vritnin.//kk