Nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni komenton për vështirësitë e hasura në prag të votimeve - 2002-09-04

Në Maqedoni Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po u bën thirrje qytetarëve që të kontrollojnë në se i kanë emrat në listat e votuesve.

Në një mbledhje që zhvilloi sot (3 shtator) Komisioni u kërkoi votuesve që të njihen me vend-votimet sipas listave të shpallura në gazetat shtetërore.

Komisioni po vazhdon të marrë ne dorëzim pajisjet teknike si kutitë e votimit dhe materialet e tjera zgjedhore të cilat do të jenë nën masa të forta sigurie.

Por si po shkon fushata elektorale në Maqedoni? A janë marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të zgjedhjeve? Në emisionin televiziv Ditari intervistuam nënkryetarin e Komisionit Shteteror te Zgjedhjeve, zotin Safet Aliu.