Afrika e Jugut bën thirrje për luftë kundër varfërisë - 2002-09-02

Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, kritikoi Britaninë, ndërkohë që u zotua so do ta vazhdojë reformën agrare.

Në fjalimin e tij të sotëm para udhëheqësve botrëror që po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë mbi Tokën, presidenti Mugabe kritikoi ashpër kryeministrin britanik, Tony Blair, duke i thënë udhëheqësit britanik që të kujdesej për Anglinë dhe ta lejonte atë të kujdeset për Zimbabvenë.

Zoti Mugabe po përballet me trysni të madhe ndërkombëtare, veçanërisht nga Britania, lidhur me politikën e tij të refromës agrare. Fermerët e bardhë janë evakuuar me forcë në mënyrë që toka t’u jepet zezakëve pa tokë.

Zoti Mugabe e mbajti fjalimin pasi presidentit i Afrikës së Jugut, Thabo Mbeki, hapi debatin tri ditësh të më shumë se 100 kryetarëve shtetesh dhe qeverish mbi mënyrën se si të zgjidhen problemet globale të varfërisë dhe të mjedisit.

Në sesionin e sotëm foli edhe kryeministri britanik, Tony Blair. Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve që të nënshkruajnë Traktatin Kioto mbi ndryshimet klimatike. Mendohet gjerësisht se thirrja e zotit Blair u drejtohej Shteteve të Bashkuara, të cilat nuk kanë pranuar të ratifikojnë marrëveshjen e Kiotos.

Debati i udhëheqësve botëror në qytetin jugafrikan është pika kulmore e takimit 10 ditësh të nivelit të lartë të organizuar nga Kombet e Bashkuara mbi zhvillimin e qendrueshëm.