Ministria e Brëndshme e Maqedonisë thotë se personat që rrëmbyen 5 civilë maqedonas dhe i liruan më pas kërkonin të provokonin përfshirjen e ish udhëheqësit politik të UÇK-së, Ali Ahmeti, në lirimin e pengjeve për ta promovuar atë si një njeri që përpiqet për paqe. Ndërkohë, partia e zotit Ahmeti, Bashkimi Demokratik për Integrim theksoi se me lirimin e pengjeve u kapërcye një burim i mundshëm konflikti me pasoja të paparashikueshme për paqen në Maqedoni.//ze//