Meshë në natyrë të hapur e Papës në Krakov të Polonisë - 2002-08-18

Miliona njerëz pritet të marrin pjesë sot në një meshë në natyrë që do të drejtohet nga Papa Gjon Pali i Dytë, në pjesën qendrore të Krakovit, në Poloni, në ditën e dytë të plotë të udhëtimit nostalgjik të Atit të Shenjtë në vendlindjen e tij.

Po ashtu Papa do të vizitojë edhe varrin e prindërve të tij.

Dje Papa bëri një lutje emocionale që t’u jepet fund luftës dhe vuajtjeve në botë, ndërkohë që përuronte një faltore kushtuar shenjtores së parë katolike të Polonisë.

Ai vizitoi gjithashtu shtëpinë ku u rrit dhe guroren ku punoi nën pushtimin nazist, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dje ai u takua privatisht edhe me presidentin dhe kryeministrin e Polonisë.