Më 17 gusht të vitit 1961, gjatë një takimi në Punta del Este të Paraguajt, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Amerikës Latine nënshkruan dokumentet për themelimin e Aleancës për Përparim. Presidenti John F. Kennedy propozoi që aleanca të organizojë dhe të drejtojë përpjekjet afatgjata të bashkëpunimit në luftën kundër problemeve kronike shoqërore dhe ekonomike të Amerikës Latine. Plani kishte gjithashtu për synim të bllokonte fushatën e Fidel Kastros për ta bërë Kubën qendër dhe ekspertuese të komunizmit në hemisferën perëndimore. Aleanca për Përparim vazhdoi me sukses veprimtarinë për 11 vjet, para se të fillonte tatëpjeta e saj. Programi i saj nuk arriti ta ulë ndjeshëm shkallën e papunësisë në Amerikën Latine dhe objektivi i saj për përmirësimin e kushteve te strehimit dukej vazhdimisht i paarritshëm. me kalimin e viteve Shtetet e Bashkuara filluan ta vënë theksin tek shtimi i tregëtisë dhe jo tek ndihmat si mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet ekonomike në vendet e hemisferës perëndimore.
Më 17 gusht të vitit 1807, si sot 95 vjet më parë, shpikësi dhe inxhinieri amerikan Robert Fulton filloi udhëtimin e parë me një anije me avull midis qyteteve Albany dhe New York. Emri i anijes ishte Clermont. Pas vitesh të tëra propagande në mbështetje të përdorimit të nëndetësve në luftë, zoti Fulton krijoi një parneritet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në France, Robert R. Livingston, i cili i krijoi atij mundësitë për projektimin dhe ndërtimin e një anijeje me avull. Suksesi i tij i parë u arrit në gusht të vitit 1903, kur ai lëshoi një anije me avull në lumin Seine në France. Po në vitin 1903, Kongresi amerikan u dha partnerëve Livingston dhe Fulton të drejtën ekskluzive për të përdorur anijet me avull në ujrat e New Yorkut gjatë një periudhe 20 vjeçare. Udhëtimi i parë Albany - New York prej 240 kilometrash zgjati 32 orë. Megjithëse kundërshtarët i quajtën përpjekjet e tij “Marrëzia e Fultonit”, suksesi i tij i dha mundësi partneritetit të fillonte shërbimet tregtare një vit më pas, më 4 shtator të vitit 1808.