Ujrat që po vërshojnë nga republika Çeke po kërcënojnë tashmë qytete në Gjermani dhe Sllovaki. Avionë luftarakë gjermanë janë përgatitur që të evakuojnë mijra qytetarë të Drezdenit. Lumi Elba ka vërshuar jashtë shtratit dhe në disa pjesë të qytetit uji ka arritur deri në mes.
Përmbytje më të hershme kanë dëmtuar teatrin e famshëm të operas së Drezdenit dhe pallatin Zwinger, i cili ruan në gjirin e tij një koleksion të njohur të artit të rilindjes. Qindra pacientë spitalesh janë evaukuuar në qytete të tjera më të thata. Qytete të tjera gjermane përgjatë lumit Elba, Dessau dhe Magdeburg, gjithashtu po ndeshen me vërshime ujrash.
Në Sllovaki, niveli i lumit Danub po ngrihet vazhdimisht duke kërcënuar kryeqytetin Bratislava. Ushtarët kanë ndërtuar pengesa kundër përmbytjes për të mbrojtur pjesët historike mesjetare të qytetit. Ekipet çeke të shpëtimit në Pragë arritën të shpëtojnë shumë qendra historike të qytetit nga dëmtimet që mund të ishin shkaktuar nga vërshimet e lumit Vltava.
Dita e djeshme me diell në Evropën Qendrore ngjalli shpresa për përmirësim të situatës. Por në Rusi, parashikohen shira të tjerë të rrëmbyeshëm. Rreth 100 veta në Evropën Lindore kanë gjetur vdekjen nga përmbytjet.