Duke filluar nga 11 shtatori, gjithë personat me vizë turisiti, vizë studenti apo vizë biznesi nga Iraku, Libia, Sudani dhe Siria, do të fotografohen dhe do t’u merren shenjat e gishterinjëve sapo të hyjnë në territorin amerikan.
Zëdhenësi i Departamentit të Drejtësisë Jorge Martinez, thotë se edhe vizitorëve nga vendet e tjera gjithashtu do t’u merren shenjat e gishterinjëve nëse autoritetet besojnë se ata paraqesin, rrezik për sigurinë kombëtare.
“Përgjithësisht, në se një person përmbush kriteret për të cilat kemi rënë dakort, per raste të tilla, atij do t’i merren shenjat e gishtërinjëve dhe do të krahasohen me të dhënat që kemi në listën tonë për kriminelët dhe terroristët, për të parë në se emri i tyre është në këto lista apo jo”, thotë zoti Martinez.
Sistemi i ri i kontrollit është pjesë e shtimit të masave të sigurisë të vena në jetë menjëhere pas sulmit terrorist te vitit te kaluar ne New York dhe Washington. Prokurori i Përgjithshëm, John Ashcroft, thotë se rregullat e reja krijojnë atë që ai e quan, “vijë jetike” të mbrojtjes në luftën kundër terrorizmit.
Aktivistë të emigracionit shprehin shqetësimet e tyre, se masat e reja drejtohen kundër myslimanëve nga Lindja e Mesme. Por autoritetet thonë se masat e reja nuk mbështeten në motive racore. Douglas Rivlin i Forumit Kombëtar të Emigracionit, e sheh me dyshim efektshmërinë e rregullave të reja për frenimin e krimineleve apo terroristev te vendosur.
“Duket se, në vend që kjo të jetë një masë realiste që të na bëje më të sigurte, është një vegël tjetër në arsenalin e prokurorit të përgjithshëm, për të ndaluar apo nxjerrë jashtë vendit njerëz për të cilët ka dyshime, por jo prova, për t’i lidhur ata me shkelje apo akte terroriste”, perfundon Rivlin.
Nderkohe rregullat e reja per sigurine gjithashtu u kërkojne vizitorëve nga vende të caktuara, që të mbajnë kontakte në mënyrë të rregullt me autoritetet gjatë kohës që ndodhen në Amerike si dhe kur të dalin nga Amerika të largohen vetëm përmes disa vendkalimeve të caktuara kufitare, të cilat ende nuk janë bërë të ditura.