Një sulm me granada në një spital të krishterë në Pakistan shkaktoi vrasjen e tre infermiereve dhe plagosjen e të paktën 23 njerëzve të tjerë.
Zyrtarët e spitalit thonë se sulmi i kryer nga tre persona të armatosur të paidentifikuar pranë kryeqytetit Islamabad, ndodhi sot në një kishë të vogël në kompleksin e spitalit, ndërsa njerëzit po largoheshin pas shërbesës së mëngjesit. Zyrtarët thonë se edhe një nga sulmuesit vdiq, por dy të tjerë u larguan.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por zyrtarët thonë se sulmi duket të jetë bërë nga i njëjti grup që kreu një sulm të hënën ndaj një shkolle të krishterë pranë Islamabadit, ku u vranë 6 pakistanezë.