Grupi ekstremist palestinez Hamas u zotua të hakmerret pasi Izraeli vrau një nga prodhuesit kryesorë të bombave në Bregun Perëndimor. Zyrtarët e grupit Hamas thanë sot se nuk mund ta harrojnë kurrë gjakun e martirëve të tyre.
Zyrtarë ushtarakë izraelitë thonë se një njësi e forcave speciale e vrau Muhanad Taherin, dje në mbrëmje gjatë një bastisjeje në një shtëpi në qytetin palestinez, Nablus.
Zyrtarët izraelitë thonë se prodhuesi i bombave ishte pëgjegjës për sulme vetëvrasëse që shkaktuan vdekjen e rreth 120 izraelitëve, përfshirë nshpërthimin më 18 qershor në Jeruzalem që shkaktoi vdekjen e 19 izraelitëve.
Ndërkohë, kolonë izraelitë u larguan dje në mënyrë paqesore nga 11 vendbanime në Bregun Perëndimor, pasi ministri izraelit i mbrojtjes, Binyamin Ben-Eliezer urdhëroi shpërbërjen e vendbanimeve.