Iranit, ngushëllime dhe ndihma - 2002-06-23

Iranit i janë shprehur ngushëllime dhe i është ofruar ndihmë pas tërmetit shkatërrimtar që la të vdekur dje 220 vetë.

Sipas njoftimeve të mëparëshme numri i të vdekurve ishte mbi 500 vetë.

Punëtorët e ekipeve të shpëtimit po vazhdojnë kërkimet nën rënoja në shumë fshatra të shkatërruara.

Tërmeti, që ishte të paktën 6 ballë sipas shkallës Richter, shkaktoi të paktën një mijë të plagosur dhe la mijra banorë pa strehë në provincën Qazvin të Iranit, rreth 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Teheran.

Ndërmjet atyre që i shprehën ngushëllimiet dhe i ofruan ndihmë Iranit, ishte edhe Presidenti Bush. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Bush ka shprehur hidhërimin për tërmetin dhe ka ofruar ndihmën e Shteteve të Bashkaura për popullin Iranian në qoftë se është e nevojshme dhe dëshirohet.

Sekretari i Përgjithshëmi Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, tha gjithashtu se ishte thellësisht i dëshpëruar për humbjen e jetës së njerëzve dhe për dëmet e mëdha të shkaktuara nga tërmeti. Një ekip i Kombeve të Bashkuara pritet të mbërrijë në Iran sot për të vlerësuar nevojat e momentit.

Në Vatikan, Papa Gjon Pali i Dytë thotë se shpreson që përgjigja ndaj nevojave të Iranit do të jetë e menjëherëshme dhe e ndjeshme. Gjermania njoftoi se ka caktar një ndihmë të menjëhershme prej rreth 500 mijë dollarësh për Iranin.