Transporti ajror në Evropë po përballet sot me ndërprerje të mëdha, ndërsa kontrollorët e trafikut në disa vende po protestojnë reformat e propozuara, për të cilat ata kanë frikë se mund ti lënë ata të papunë.
Në Francë, kontrollorët janë hedhur në një grevë një ditëshe. Kolegët e tyre në Greqi, Portugali, Itali, Hollandë dhe Hungari pritet të ndalojnë punën për një kohë të shkurtër. Të gjithë kundërshtojnë planin për krijimin e një sistemi të centralizuar të kontrollit të trafikut ajror për gjithë Evropën për të zëvendësuar sistemin e tanishën të zonave të veçanta ajrore.
Përkrahësit e reformës thonë se plani do të shkurtojë vonesat dhe trafikun e dendur. Sindikatat e kontrollorëve të trafikut ajror kanë frikë se kjo do të çojë në privatizim, humbjen e vendeve të punës dhe do të pakësojë sigurinë ajrore.