BE diskuton politikën mbi imigracionin e paligjshëm - 2002-06-13

Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian, u takuan në Luksemburg për të diskutuar mbi një politikë të përbashkët evropiane për problemin në rritje të imigracionit të paligjshëm. Gjatë takimit të sotëm, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian diskutuan plane për të ngritur një forcë të njësuar evropiane të policisë kufitare dhe debatuan nëse duhet ta përdorin tregëtinë si mjet presioni kundër vendeve të origjinës ose tranzitit për emigrantët ilegalë. Delegatët shpresojnë të arrijnë në një qëndrim të përbashkët mbi mënyrën sesi do ta trajtojë çështjen Bashkimi Evropian, para takimit të nivelit të lartë që do të zhvillohet javën e ardhshme në Spanjë.

Qindra mijëra imigrantë të paligjshëm dhe azilkërkues hyjnë çdo vit në vendet e Bashkimit Evropian. Italia dhe Britania kanë propozuar ligje për të lejuar patrullat detare të kapin emigrantët e paligjshëm.