Një tjetër operacion në Afganistanin Lindor - 2002-05-20

Forcat speciale amerikane kryen një operacion tjetër kontrolli në Afganistanin lindor, ku ekstremistë të dyshuar islamikë vranë këtë javë në një pritë një ushtar amerikan.

Një zëdhënës ushtarak u tha gazetarëve në Bazën Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, se nga operacioni i bastisjes i kryer të hënën mbrëma në provincën e Paktias, u gjetën informacione zbulimi, por nuk u bënë arrestime.

Një ushtar i forcave speciale u vra të dielën, kur njësia e tij u sulmua nga luftëtarë të dyshuar të al-Qaida-s ose talebanë. Ushtarë amerikanë dhe të vendeve të tjera të koalicionit vazhdojnë kërkimin e luftëtarëve të mbetur të al-Qaidës në rajon.