Acrylamida dhe kanceri - 2002-05-07

Shkencëtarët suedezë befasuan publikun në mbarë botën kur thanë para pak ditësh se acrylamida, e njohur si shkaktare e kancerit tek kafshët, ka lidhje me karbohidratet që gjenden me shumicë në ushqime të tilla si oriz, drithëra e patate kur ato piqen ose skuqen.

Shkencëtarët nuk e dinë se çfarë ndikimi mund të kenë ushqimet që përmbajnë niveltë lartë acrylamide por u bëjnë thirrje industrive ushqimore që të pakësojnë sasinë e carcinogjenit në prodhimet e tyre.

Shkencëtarë të tjerë dhe zyrtarë të industrisë ushqimore u treguan të përmbajtur në komentet e tyre rreth këtyre të dhënave duke thënë se ende nuk i kanë parë hollësitë e rezulateve të kërkimeve.