Jacques Chirac përsëri president - 2002-05-05

Presidenti i sapo-zgjedhur i Francës, Zhak Shirak, emëroi ligjvënësit e qëndrës së djathtë, Zhan Pierre Raffarin, në postin e krye-ministrit.

Emërimi i zotit Raffarin u njoftua pas dorëheqjes së sotme të kryetarit të partisë socialiste, Lionel Jorpin. Senatori 53-vjeçar Raffarin pritet të drejtojë qeverinë të paktën deri në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm.

Dje, presidenti Shirak u rizgjodh me lehtësi për një mandat 5 vjeçar, pasi fitoi 82 përqind të votave, duke mundur udhëheqësin e së djathtës ekstreme, Zhan Marie Le Pen, i cili fitoi 18 përqind.

Udhëheqësit botërorë përshëndetën fitoren e thellë të presidentit Shirak dhe mirëpritën humbjen e zotit Le Pen, i cili e kishte bazuar fushatën e tij në një platformë kundër imigracionit dhe kundër Bashkimit Evropian.