Gabimi i pilotit shkak i rrëzimit të avionit kinez - 2002-04-15

Zyrtarë korenajugorë të aviacionit thonë se gabimi i pilotit mund të ketë shkaktuar rrëzimin e aeroplanit të shoqërisë ajrore kineze, që shkaktoi vdekjen e të paktën 119 vetave.

Zyrtarët thonë se i kishin kërkuar pilotit të ndryshonte drejtimin para se të ulej, për shkak të erës së fuqishme. Autoritetet thonë se piloti mund të jetë përplasur aksidentalisht në malin Shineo ndërkohë që po sillej përqark aeroportit në qytetin koreanojugor të Pusanit. Njoftimet bëjnë fjalë për erëra të fuqishme, shi dhe mjegull të dendur në kohën e përplasjes.

39 nga 166 veta në bord mbijetuan përplasjen. Njoftohet se një nga pilotët është mes atyre që kanë shpëtuar dhe se disa veta ende figurojnë të humbur. Njëra nga dy kutitë e zeza të avionit është gjetur.