Izraeli lehtëson lëvizjet e Arafatit (11 mars) - 2002-03-10

Izraeli thotë se do ta lejojë udhëheqësin palestinez, Yasser Arafat të lëvizë lirisht brenda territorit të Autoritetit Palestinez, tre muaj pasi forcat e tij ushtarake e izoluan atë në qytetin e Ramallahut.

Zyra e kryeministrit izraelit, Ariel Sharon thotë se zoti Arafat i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Izraeli për lëvizje të lirë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, ku arrestoi të gjashtë të dyshuarit për vrasjen e një ministri të qeverisë izraelite tetorin e kaluar.

Gjithsesi, Izraeli ende nuk e lejon udhëheqësin palestinez të udhëtojë jashtë vendit. Izraeli e mori vendimin, ndërsa forcat izraelite po sulmonin qindra palestinezë në një qytet palestinez dhe një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor.