Më 1 shkurt të vitit 1960 në Greensboro të Karolinës së Veriut studentët zezakë zhvilluan një protestë ulur për të drejtat civile. Studentët u ulën nëpër dyqane e restorante të ndryshme të qytetit Greensboro ku në të kaluarën lejoheshin vetëm njerëz të racës së bardhë. Atyre iu mohuan shërbimet dhe u urdhëruan të largoheshin. Por kur studentët zezakë në mënyrë të heshtur e refuzuan këtë urdhër, atëherë u thirr policia dhe i arrestoi për hyrje pa leje nepër dyqane dhe për prishjen e rendit publik. Megjithëse protesta “ulur” nuk ishte krejtësisht formë e re, zezakët filluan një valë protestash të ngjashme kudo në Karolinën e Veriut. Brenda disa javëve kjo protestë u përhap edhe nepër qytete të tjera të pjesës jugore të vendit. Ndërkohë që po i çonin në burg, disa studentë këndonin këngën “We shall Overcome”, “Ne do të fitojmë,” një himn i lëvizjes për të drejtat civile. Studentët dhe shumë të tjerë, zezakë e të bardhë kishin mbushur burgjet e qyteteve kudo në jugun amerikan sepse refuzonin të paguanin gjobat për protesta pa leje. Pas këtyre protestave “ulur” shumë restorante e hoqën rregullin e ndarjes raciale. Më 1964 Kongresi miratoi Aktin e të Drejtave Civile, në të cilin përfshihej edhe dispozita për heqjen e diskriminimit racial nepër hotele dhe restorante.
Në mëngjesin e 1 shkurtit 1941 aeroplani “Dixie Clipper” i firmës Pan American një fluturim ndërkombëtar, i pari për pasagjerë që realizohej nga një shoqëri ajrore amerikane. Ky aeroplan që kishte brënda 10 pasagjerë dhe një ekuipazh prej katër anëtarësh e filloi fluturimin nga një gji në afërsi të New-York-ut. Aeroplani me katër motorë shkoi në Bermuda, Lisbonë, Bolama të Guinesë portugeze, në pjesen perëndimore të Afrikës, në Portin e Spanjës, Trinidad dhe në San Juan të Puerto Rikos. “Dixie Clipper” u kthye në New-York më 9 shkurt duke përfunduar në këtë mënyrë udhëtimin e tij prej 18 mijë kilometrash. Kjo anije fluturuese ishte gjithashtu shoqëria e parë ajrore komerciale e Amerikës që bënte një fluturim në Afrikë.