Kalendari Historik 15 janar - 2002-01-15

Më 15 janar të vitit 1929, lindi në Atlanta të Georgias, udhëheqësi i të drjtave civile, Martin Luther King, i Riu. Biri i një prifti baptist, Dr, Kingu ndoqi rrugën e të jatit dhe iu kushtua kishës dhe më pas u bë udhheqësi më i shquar afrikano-amerikan i të drejtave civile në shekullin e 20-të. Dr. Kingu tërhoqi për herë të parë vemendjne e vendit në vitit 50-të, me teorinë e tij të qendresës pasive kundër ndarjes raciale. Në vitin 1955 dhe në vitin 1956 ai udhëhoqi për një vit të tërë lëvizjen për bojkotimin e ligjit të ndarjes raciale në rrjetine transportit urban në Montgomery të Alabamës. Më pas ai formoi Konferencën e Udhëheqjes së Krishterë të Jugut për të organizuar marshimet pa dhunë, protestat dhe demonstratat për të drejtat e afrikano-amerikanëve. Martin Luther Kingu ishte një folës elokuent që i elektrizonte masat. Ai mbajti fjalimin e tij më të famshëm më 28 gusht të vitit 1963, kur u organizua Marshimi në Uashington, i të drejtave civile. "Ëndërroj që një ditë në kodrat e kuqe të Georgias, bijtë e ish skllevërve dhe bijtë e ish pronarëve të tyre do të ulen së bashku në tryezën e vëllazërimit. Ëndërroj që një ditë edhe shteti i Mississippit, një shtet i mbytur nga fryma e padrejtësisë, i mbytur nga zjarri i shtypjes, do të shndërrohet në një oaz të lirisë dhe drejtësisë. Ëndërroj që një ditë katër fëmijët e mi të vegjël do të jetojnë në një vend ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga karakteri. Unë kam një ëndërr sot" . . . Në vitin 1964, Dr. Kingu u nderua me çmimin Nobel të Paqes. Nga fundi i viteve 60-të ai i zgjeroi përpjekjet e tij për të drejtat civile duke përfshirë në platformën e tij kundërshtimin e luftës së Vietnamit dhe diskriminimin ekonomik. Më 4 prill të vitit 1968, ndërkohë që po bënte plan për një fushatë shumëraciale të të varfërve në Ushington, Dr. Kingu u qëllua nga një snajper dhe u vra në Memphis të shtetit Tennessee. Një person i quajtur James Earl Ray u arrestua lidhur me vrasjen, pranoi krimin, por më vonë e tërhoqi deklaratën e tij, e megjithatë e kaloi gjithë jetën në burg. Ray vdiq në vitin 1998. Shumë amerikanë, duke përfshirë edhe familjen e Dr. Kingut, besojnë se Ray ishte pjesë e një komploti më të gjerë, ose akuza kundër tij ishte kurdisur. Për nder të kujtimit të Martin Luther Kingut, ditëlindja e tij është shpallur festë zyrtare dhe shënohet të hënën e tretë të çdo janari.

Më 15 janar të vitit 1943, përfundoi në Uashington ndërtimi i godinës së departamentit të Mbrojtjes, që njihet si Pentagoni. Nndërtesa e Departamentit amerikan të Luftës, që mori emrin Departamenti i Mbrojtjes në vitin 1947, u ndërtua brenda 25 muajsh. Rreth 15 mijë punëtorë morrën pjesë në ngritjen e ndërtesës. Ndërtesa me pesë kate mbi tokë dhe dy nëntokë përbëhet nga pesë pesëkëndësh bashkëqendrorë që quhen unaza. Këto janë ndërtuar rreth një kopshti qendror prej dy hektarësh. Perimetri i Pentagonit është rreth dy kilometra. Për një kohë të gjatë kjo ndërtesë ishte më e madhja ndërtesë zyrash në botë dhe sipërfaqja e çdo kati është e barabartë me 16 fusha të futbollit amerikan.