Qeveria e re e përkohshme e Afganistanit u ka dhënë urdhër të gjithë personave të armatosur, përveç forcave policore dhe personelit të sigurimit, që të largohen nga Kabuli dhe të kthehen në kazermat e tyre brënda 3 ditësh.
Ministri i brëndshëm Yunis Qanooni e dha këtë urdhër, duke thënë se ky vendim është në përputhje me marrëveshjen e Bonit lidhur me çështjet e sigurimit. Ai tha se asnjë person i armatosur i paautorizuar nuk do të lejohet nëpër rrugët e Kabulit, ku do të patrullojnë forcat policore dhe anëtarë të forcës ndërkombëtare të sigurimit.
Disa mijëra persona jo shumë të organizuar, por të armatosur rëndë, shumica trupa të Aleancës Veriore, kanë qënë në Kabul që kur regjimi taleban u largua nga qyteti gati 2 muaj më parë.