Ministri i brendshëm i Indisë në Washington - 2002-01-09

Ministri i brëndshëm i Indisë L-K Advani fillon sot një seri takimesh me zyrtarë të lartë amerikanë në Washington për të diskutuar mbi përpjekjet e New Delhit për të luftuar terrorizmin. Zoti Advani, i cili mbrriti në Shtetet e Bashkuara dje vonë, do të takohet me prokurorin e përgjithshëm, John Ashcroft dhe me sekretarin e shtetit Colin Powell. Zyrtarët indianë thanë se zoti Advani pritet gjithashtu të takohet me presidentin Bush dhe të zhvillojë bisedime me këshilltaren e sigurimit kombëtar, Condoleezza Rice. India thotë se ka qënë viktimë e terrorizmit ndër-kufitar nga ekstremistët myslimanë me bazë në Pakistan, që luftojnë për ti dhënë fund sundimit të Indisë në rajonin e kontensuar të Kashmirit.