Udhëheqësit indianë takohen sot për të diskutuar në lidhje me masat që do të marrin për përforcimin me trupa indiane dhe pakistaneze të kufirit të përbashkët, pas tensioneve të javëve të fundit.
Burime qeveritare thonë se komiteti i sigurimit i kabinetit qeveritar do të konsiderojë masat e mëtejshme diplomatike kundër Pakistanit në lidhje me sulmin e 13 dhjetorit ndaj Parlamentit indian.
India dhe Pakistani filluan t’i shtojnë trupat në kufi, pasi New Delhi fajësoi dy grupe myslimane me bazë në Pakistan për sulmin. Pakistani ka ndaluar udhëheqësin e njërit prej grupeve, por India akoma nuk ka bërë komente në lidhje me këtë veprim. Gjatë ditëve të fundit ka patur në shkëmbime zjarri në kufi nga të dyja palët.