Kalendari Historik 25 dhjetor - 2001-12-25

Më 25 dhjetor 1868, Ditën e Krishtlindjes, Presidenti Andrew Johnson bëri një deklaratë përfundimtare amnistie për Luftën Civile Amerikane. Aministia përfshinte çdo njeri përveç disa udhëheqësve që kishin marrë pjesë në përpjekjet e Jugut për t’u shkëputuar nga Unioni. Johnson i zuri vendin presidentit Abraham Lincoln, i cili u vra me atentat menjëherë pas përfundimit të Luftës Civile. Nuk vonoi dhe pothuajse të gjithë udhëheqësit politikë të Konfederatës si dhe disa oficerë të ushtrisë së Konfederatës humbën një pjesë të të drejtave civile bazë, përfshirë të drejtën e votës dhe të drejtën për të mbajtur poste publike. Deklarata e Presidentit Johnson për amnistinë gradualisht u ktheu të drejtat e qytetarisë atyre që kishin marrë pjesë në’ rebelim. Sipas historianit Paul Bergeron, aministia e Krishtlindjes së vitit 1868 ishte rruga që gjeti Presidenti i atëhershëm Johnson për ta mbyllur kapitullin e Luftës Civile: Pra kjo shënoi mbylljen e kapitullit dhe nënkuptonte se lufta kishte përfunduar, pra nuk kishte arësye që disa njerëz të mbaheshin nën kufizime. Kështu që presidenti falte çdo njeri i cili mund të kishte qenë në pozita drejtuese brenda Konferedatës. Presidenti Johnson e shpalli amnistinë vetëm pak muaj para largimit nga posti. Në mars 1869 vendin e tij do ta zinte Ulysses Grant, i cili qe zgjedhur president në nëntor.

Më 25 dhjetor 1995, Amerika humbi këngëtarin, aktorin dhe yllin e televizionit, Dean Martin. Vdekja e këngëtarit Dean Martin i dha fund një kariere të gjatë dhe të larmishme. Ai ishte solist dhe u bë sidomos i njohur pasi u lidh me komedianin Jerry Lewis në vitin 1946. Rolet e tyre plot këngë dhe humor u bënë të famshëm në skenë, në kinema, në radio dhe në televizion. Pas ndarjes së ekipit në vitin 1956, karriera e Dean Martin pësoi rënie për një farë kohe, por shumë shpejt ai u bë përsëri yll i skenës. Më pas, ai u bashkua me Frank Sinatrën dhe Sammy Davis Junior si dhe me aktorin Peter Lawford dhe komedianin Joe Bishop për të formuar një grup humoristik të quajtur ”The rat pack”. Në vitet e fundit të jetës ai ra shumë shpirtërisht nga vdekja e të birit Dean Paul Martin në një aksident ajror.