Diskutohet ndihma për Afganistanin - 2001-12-20

Dhuruesit kryesorë të ndihmave për Afganistanin janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar mbi ndihmën për këtë vend, ndërkohë që po marrin fund luftërat 20 vjeçare. Delegatët nga rreth 100 vende, nga organizata jo-qeveritare dhe institucione ndërkombëtare kanë filluar një konferencë 2-ditore mbi mënyrat se si të rindërtohet ky vend i varfëruar. Organizuesit e konferencës thonë se takimi ka për synim vlerësimin e projekteve më të domosdoshme për rindërtimtin e Afganistanit. Konferenca e sotme u organizua nga grupi i vendeve dhuruese që u krijua në muajin nëntor në Uashington me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Arabisë Saudite. Komisioneri për punët e jashtme të Bashkimit Evropain, Chris Patten tha se konferenca do të përqendrohet në projektet që do të ndyshonin realisht jetën e popullit afganas. Angazhimet financiare të vendeve dhuruese do të merren në takimin që do mbahen në Tokjo muajin e ardhshëm.