Nuk pranohen akuzat jugosllave për shkelje të Konventës Evropiane - 2001-12-19

Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut hodhi poshtë padinë e ngritur nga një grup jugosllavësh se bombardimet e NATO-s në Beograd në vitin 1999 përbën shkelje të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Personat që ngritën padinë janë të afërm të atyre që u vranë gjatë bombardimit të ndërtesës së televizionit sërb në Beograd. Gjykatësit thanë se çështja nuk mund të merret në shqyrtim, pasi këto sulme u kryen jashtë juridiksionit të saj në Jugosllavi, që nuk është anëtare e Këshillit të Evropës prej 43 vendesh.