Arafat bën thirje - 2001-12-16

Udhëheqësi palestinez Yasser Arafat i bëri thirje popullit të tij të ndalë sulmet vetvrasëse si dhe të gjithë veprimtarinë e armatosur kundër Izraelit.

Në një fjalim me rastin e Bajramit, zoti Arafat i bëri gjithashtu thirje Izraelit të kthehet në tryezën e bisedimeve, duke thënë se negociatat janë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Duke folur në televizionin palestinez, Yasser Arafati akuzoi Izraelin se është angazhuar në një luftë brutale kundër Autoritetit Palestinez dhe institucioneve të tij.

Zoti Arafat tha se Autoriteti Palestinez i ka shpallur të jashtëligjshme ato grupe që kryejnë akte terroriste. Ai ritheksoi gjithashtu angazhimin e tij për të kapur dhe ndëshkuar ata që organizojnë sulme të armatosura.