Bush takohet me Gjiang - 2001-10-19

Presidenti Bush tha se Kina qëndron krahas Shteteve të Bashkuara në angazhimin e saj të vendosur për të luftuar terrorizmin. Duke folur në Shangai pas takimit të tij të parë ndonjëherë me presidentin kinez Gjang Zë Min, presidenti Bush përshëndeti bashkëpunimin e Kinës në përpjekjet kundër terrorizmit. Ai vuri në dukje ndihmën e Pekinit në çështjet e zbulimit dhe në bllokimin e financave për terroristët si Osama Bin Laden dhe rrjetin e tij Al-Kaida.

Presidenti Gjang tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë të një mendimi për luftën kundër terrorizmit, por u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të përcaktojnë qartë objektivat e tyre dhe të shmangin viktimat mes civilëve. Dy presidentët i bënë këto komente në një konferencë shtypi pas gati 2 orë bisedimesh në prag të takimit të nivelit të lartë të 21 vendeve anëtare të Apekut.