Shpërthimi në Suharekë aksidental - 2001-10-16

Njoftohet se dëmtimet në instalimet elektrike ishin shkaku i shpërthimit në fillim të kësaj jave, i cili shkatërroi zyrat e 2 partive më të mëdha politike të Kosovës. Kombet e Bashkuara e bënë këtë njoftim sot, duke zbrapsur spekullimet e mëparshme se zjarri i së martës në Suha Rekë ishte vënë me qëllim. Fillimisht, autoritetet kishin menduar që zjarri ishte shkaktuar nga një granadë.

Zjarri të martën në mëngjes filloi në zyrat e lidhjes demokratike të Kosovës dhe u përhap në zyrat e partisë demokratike të Kosovës dhe në qendrën kulturore të Suha Rekës.