A do të kthehet PD-ja në parlament? - 2001-10-12

Përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar u shprehën të zhgënjyer nga mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 24 qershorit në Shqipëri. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Geert Ahrens deklaroi se sistemi zgjedhor nuk funksionoi për shkak të mungesës së vullnetit politik për zbatimin e ligjeve. Ndërkohë, përfaqësuesit ndërkombëtarë i bënë thirrje koalicionit opozitar Bashkimi për Fitore të marrë pjesë në parlament.