Presidenti Bush e ka lavdëruar udhëheqësin pakistanez, gjeneralin Pervez Musharaf, për qëndrimin e tij të patundur në luftën kundër terrorizmit. Zoti Bush u shpreh kështu, pas fjalimit që gjenerali Musharaf i dha popullit pakistanez, në të cilin ai u shpjegua rreth vendimit për të përkrahur Shtetet e Bashkuara në kapjen e terroristit Osama bin Laden.
Gjenerali vuri në dukje se SHBA i kërkuan Islamabadit shkëmbim të informacioneve të inteligjencës, ndihmë logjistike si dhe përdorim të hapësirës ajrore pakistaneze. Ai tha se lufta e SHBA-se kundër terrorizmit nuk është një luftë kundër banorëve të Afganistanit ose kundër Islamit, por një luftë kundër Osama bin Laden dhe rrjetit të tij terrorist. Sipas gjeneralit Musharaf, mendohet se tani në shënjestër janë vënë edhe udhëheqësit e Talebanit, të cilët refuzojnë dorëzimin e të arratisurit nga Arabia Saudite