Qeveritë e ndryshme dënojnë sulmet - 2001-09-12

Qeveritë dhe institucionet e ndryshme botërore i dënuan sulmet e djeshme terroriste dhe ofruan çdo mbështetje që mund të nevojitet. Natoja deklaroi se personat përgjegjës nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan tha se i dënon sulmet me të gjithë forcën. Shumë udhëheqës botërorë ndërprenë veprimtaritë e tyre normale për të zhvilluar takime të ngutëshme dhe i vunë forcat e armatosura në gjendje gatishmërie të lartë.

Disa udhëheqës, si presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti jugafrikan Thabo Mbeki bënë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.