Haga emëron avokatë për Milosheviçin - 2001-09-07

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës emëroi tre avokatë mbrojtës me përvojë për të ndihmuar ish presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviç, i cili nuk ka pranuar të emërojë avokatët e tij për ta mbrojtur atë kundër akuzave të ngritura nda tij për krime lufte në Kosovë. Ekipi i avokatëve do të kryesohet nga britaniku Steven Kay, i cili mbrojti, Dushko Tadiçin, të pandehurin e parë të gjykuar nga gjykata për krimet e luftës në ish Jugosllavi. Në këtë ekip bën pjesë edhe avokati hollandez, Mischa Wladimiroff, i cili bashkëpunoi me zotin Kay në çështjen e zotit Tadiç.

Zoti Millosheviç ka thënë se e konsideron gjykatën të paligjshme dhe nuk pranon të njohë të drejtën e saj për ta gjykuar atë. Ndaj ish udhëheqësit jugosllav janë ngritur akuza për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të tjera të së drejtës ndërkombëtare gjatë fushatës shtypëse të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Tjetër varr masiv në Serbi

Autoritetet serbe kanë filluar gërrmimet edhe në një varr tjetër masiv, ku mendohet se janë hedhur trupa të shqiptarëve të vrarë nga Kosova. Agjencia jugosllave e lajmeve, Beta, njofton se hetuesit kanë nxjerrë tashmë disa trupa nga varri i zbuluar afër një hydrocentrali në qytetin perëndimor serb Bajina Basta. Sipas dëshmitarëve, trupat ishin hedhur fillimisht në një liqen lokal, por u varrosën kur filluan të dilnin mbi ujë. Gjatë javëve të fundit, hetuesit kanë hapur edhe katër varre të tjera masive në Serbi, ku kanë gjetur trupat e rreth 340 viktimave që mendohet të jenë nga Kosova.

Asnjeri nuk e di sa sa njerëz humbën jetën gjastë fushatës së ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosehviç, kundër popullatës shqiptare të Kosovës në vitet 1998-1999. Zyrtarët në Beograd kanë akuzuar presidentin e përmbysur se është përpjekur të fsheh mizoritë duke transferuar sa më shumë trupa pa jetë nga Kosova për t’i varrosur përsëri në Serbi.