Shqipëria pranë përsëritjes së krizës energjitike - 2001-08-28

Në Shqipëri, kufizimet e energjisë filluan që gjatë muajve të verës, shenjë kjo që qarqet e biznesit dhe qytetarët e shohin me shqetësimin për një përsëritje të mundshme të krizës energjetike. Por, zyrtarët e qeverisë këmbëngulin se vendi e ka shmangur rrezikun e një krize energjetike dhe se po marren një seri masash që kjo të mos ndodhë.